GRANDdecor
GRANDdecor
GRANDdecor është kompania e parë e dekorit dhe organizimeve në Kosovë. Me një përvojë 16 vjeçare, GRANDdecor ofron shërbimet më cilësore dhe idetë më kreative në vend. GRANDdecor është përralla dhe ëndrra e çifteve të reja, e cila bëhet realitet. Ne realizojmë gjithçka që e bënë të paharrueshme ditën që ju thoni “PO”.

Misioni ynë është që dita e dasmës tuaj të jetë e përkryer prej fillimit të dasmës e deri në mbarim,andaj ne kujdesemi për çdo detaj qoftë edhe shumë i vogël duke filluar nga pronotimi i sallës ku mbahet dasma, ftesat, dekori i ambientit, lulet natyrale, dhurata për mysafirë e shumë ide të tjera.
Dekorimet që realizon GRANDdecor janë të ndryshme dhe interesante duke pasur diçka për çdokënd. Nëse nuk kemi atë që iu nevojitet, ne do t'ua sigurojmë atë në vendin tuaj! Ne do t'iu ndihmojmë me dekorim dhe aranzhim të luleve ashtu që efekti final të realizohet për mrekulli. Kjo padiskutim është mënyra më e mirë që të gjitha ngjyrat e llojet e elementeve dekorative të përshtaten plotësisht.

GRANDdecor është e njohur për shërbimin e shkëlqyer, dekorin unik dhe çmime korrekte. Per t'i parë më detajisht, shikoni produktet dhe shërbimet tona.

Ju faleminderit,
Ekipi i GRANDdecor

Packages

Show details
Outdoor wedding reception decor
1
Full wedding planning and management